Kalo te përmbajtja
Njoftime

Deklaratë publike, 22 maj 2009

Trajnim dy ditor me gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore organizuar nga qendra për nisma ligjore qytetare në bashkëpunim me shkollën e Magjistraturës në 21-22 maj, 2009

22.05.2009

Qendra Për Nisma Ligjore Qytetare në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës zhvilloi trajnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore me temë: ?Mbrojtja e të drejtave të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore: Fokusi mbi të drejtën për kompensim të personave të trafikuar. Standardet Ndërkombëtare. Mekanizmat e Kompensimit. Legjislacioni dhe praktika në Shqipëri?.

Ky trajnim u krye në kuadër të projektit ?Edukimi ligjor dhe Mbrojtja e të Drejtave. Aksesi në Drejtësi i personave të trafikuar dhe grupeve në rrezik për tu trafikuar?, me mbështetjen e Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut/Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE/ODIHR.

Disa nga temat e prezantuara gjatë trajnimit ishin:

  • ?Të drejtat e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore në të drejtën ndërkombëtare?, prezantuar nga Allison Jernow, Eksperte e Pavarur mbi Trafikimin dhe Drejtësinë penale.
  • ?E drejta për kompensim dhe të drejta të tjera në ligjin dhe në praktikën shqiptare?, prezantuar nga Prof.Dr. Aurela Anastasi.
  • ?Prezantimi i rezultateve të studimit dhe monitorimit të kryer nga QNLQ?, prezantuar nga Av. Besa Saraçi.

?Praktika e OSBE-së?, prezantuar nga Allison Jernow, Eksperte e Pavarur mbi Trafikimin dhe Drejtësinë penale.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi mundësitë ligjore që ofron legjislacioni shqiptar për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore për të kërkuar dëmshpërblim nga autori i veprës penale dhe evidentuan se viktima e trafikimit të qenieve njerëzore mund të përdorë këto mundësi ligjore:

Bazuar në Kodin e Pr. Penale, viktima e trafikimit të qenieve njerëzore mund të kërkojë me padi civile në procesin penal, dëmshpërblim material nga autori i veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore.

Bazuar në Kodin Civil, viktima e trafikimit të qenieve njerëzore ka të drejtë të kërkojë me kërkesë padi në gjykatë, dëmshpërblimin material dhe moral nga autori i veprës penale.

Edhe Ligji nr. 9284, datë 30.09.2004, ?Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar? ofron mundësi kompensimi për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Pjesëmarrësit shtruan nevojën për përmirësime dhe ndryshime në legjislacionin aktual me synim rritjen e aksesit në drejtësi të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, dhe konkretisht:

  • Detyrimin e oficerit të policisë gjyqësore dhe prokurorit për të informuar viktimën e trafikimit të qenieve njerëzore për të drejtat e saj ligjore për të kërkuar dëmshpërblim nga autori i veprës penale;
  • Sigurimi i asistencës ligjore falas për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore;
  • Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore të jenë subjekt i legjislacionit social dhe të përjashtohen nga taksat në sistemin e drejtësisë;
  • Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore duhet të kompensohen nga shteti për shkak të problemeve të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore;

Trajnimi evidentoi edhe disa problematika të tjera si vijon:

  • Nevoja për trajnime të vazhdueshme të profesionistëve të sistemit të drejtësisë;
  • Nevoja për trajnime të oficerëve të policisë gjyqësore me fokus në mënyrën e sjelljes dhe trajtimit prej tyre të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore;
  • Nevoja për trajnime të oficerëve të policisë gjyqësore për të marrë prova edhe në lidhje me dëmshpërblimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore;
  • Krijimi i një mjedisi miqësor nga organet e drejtësisë për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, mjedis që motivon viktimat për të kërkuar të drejtat e tyre ligjore;
  • Nevoja për trajnimin e avokatëve në lidhje me të drejtën e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore për të kërkuar dëmshpërblimin nga autori i veprave penale të krimeve të dhunshme si trafikimi i qenieve njerëzore etj.
  • Nevoja për trajnimin e psikologëve;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore për të kërkuar të drejtat e tyre ligjore, ndër të tjera edhe të drejtën për dëmshpërblim;
  • Nevoja e forcimit të bashkëpunimit të organeve të policisë me organizata jofitimprurëse që punojnë në fushën e të drejtave të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore;

Imazhet në këtë faqe