Rreth nesh
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) është një organizatë shqiptare jofitimprurëse, me seli në Tiranë, e themeluar në nëntor të vitit 1997. Që prej vitit 2001, QNL-ja ka edhe një degë në qytetin e Shkodrës.
QNL-ja ofron shërbime ligjore dhe psikosociale për gratë që kanë përjetuar dhunë dhe për gratë në nevojë. Të gjitha shërbimet ofrohen falas.
Vizioni ynë
“Ligjshmëria është instrument për zhvillimin e grave.”
Misioni ynë
Mbështetja, ndihma dhe edukimi ligjor i njerëzve, me përparësi gratë dhe vajzat, për të rritur aksesin e tyre në institucionet publike dhe, veçanërisht, në sistemin e drejtësisë, përmes:
- Ofrimit falas të shërbimeve ligjore dhe psikosociale për viktimat e dhunës në familje dhe të formave të tjera të dhunës, si dhe për personat në nevojë.
- Edukimit ligjor për njohjen dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, të parashikuara nga Kushtetuta, aktet ndërkombëtare dhe ligjet.
- Advokimit dhe lobimit për demokratizimin dhe rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë, përmes studimit, monitorimit dhe përhapjes së përvojave e praktikave më të mira.
- Ndërmarrjes dhe mbështetjes së nismave për përmirësimin e legjislacionit dhe lobimit për projektligje e politika shtetërore në mbrojtje të të drejtave të njeriut, me fokus barazinë gjinore, dhunën në familje, korrupsionin dhe trafikimin e qenieve njerëzore, në përputhje me standardet më të përparuara ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian.
Struktura e QNL-së
- Bordi drejtues
- Drejtori ekzekutiv
- Sektori për përmirësimin e legjislacionit dhe funksionimin e duhur të organeve të drejtësisë
- Sektori i shërbimeve ligjore
- Sektori psikosocial
- Sektori i hartimit dhe menaxhimit të projekteve
- Sektori i ndihmës juridike për organizatat jofitimprurëse (funksionoi përkohësisht gjatë viteve 2001–2003).
Fushat e ekspertizës
- Drejtësia civile dhe penale.
- Barazia gjinore si element i shtetit të së drejtës.
- Parandalimi dhe lufta kundër dhunës në familje.
- Këshillimi psikosocial individual, në grup dhe në familje.
- Studimi dhe monitorimi i legjislacionit dhe politikave për mundësi të barabarta.
- Edukimi ligjor dhe trajnimi i publikut për të kuptuar dhe zbatuar legjislacionin.

