Kalo te përmbajtja
Njoftime

Njoftim për ndryshimin e emrit dhe misionit të organizatës

"Qendrës Avokatore për Gratë", tani Qendra per Nisma Ligjore Qytetare

Njoftojmë për një ndryshim në qëllimet dhe emrin e Qendrës Avokatore për gratë. Në përputhje me vizionin e organizatës Bordi Drejtues, me vendimin e tij të dt. 08.11.2004, vendosi ndryshimin duke zgjeruar misionin e Qendrës, e cila merr një emër të ri. Pas përfundimit të proçedurave të regjistrimit pranë Gjykatës së rrethit Tiranë, Qendra Avokatore për Gratë merr emrin:

?QËNDRA PËR NISMA LIGJORE DHE QYTETARE?

Misioni i QNL do të jetë: Qendër që synon rritjen e aksesit qytetar për nisma ligjore nëpërmjet:

  • ofrimit të shërbimeve ligjore dhe psikosociale për shtetasit e varfër dhe veçanërisht për gratë.
  • marrjes pjesë dhe udhëheqjes së nismave qytetare për përmirësimin e legjislacionit
  • pjesëmarrjes në hartimin e projektligjeve dhe të politikave shtetërore mbështetur në barazinë gjinorë
  • ndërmjetësimit dhe lobimit për rritjen e efiçiencës dhe demokratizimit të sistemit të drejtësisë nëpërmjet studimeve, monitorimeve dhe përgjithësimeve të praktikave më të mira ligjore.