Monitorimi i projektligjeve nga këndvështrimi gjinor
AKTIVITETE
"Monitorimi i Projektligjeve nga Shoqeria Civile ne kendveshtrimin gjinor"
Fituar nga QAG Financuar nga Fondacioni Soros (OSFA)
Ne zbatim dhe me qellim realizimin e plote te projektit (Monitorimin e Projektligjeve), fituar nga Qendra Avokatore per Grate, financuar nga Fondacioni Soros, qendra jone ka zhvilluar disa aktivitete sidhe ka ndermarre disa nisma ne bashkepunim dhe me organizata te tjera jofitimprurese, per te mundesuar objektivat qe permban ky projekt. Se pari, kemi organizuar tryeza te rrumbullakta me organizata te ndryshme ne forme diskutimesh, sugjerimesh dhe propozime rreth projekt ligjeve qe ndodhen ne parlament per miratim. Kemi mbajtur kontakte te rregullta me Kuvendin e Shqiperise per informacion ne njohjen e plote te projekt ligjeve ne shqyrtim. Mbi materialet e siguruara nga qendra jone, eshte punuar nga nje staf shume profesional juristesh, te cilet kane evidentuar, ne lidhje me keto projekte, kritikat, sugjerimet dhe kane bere propozimet e tyre konkrete, mbeshtetur ne kendveshtrimin gjinor. Relacionet dhe propozimet tona ia kemi bere prezent ne menyre te vazhdueshme Komisioneve perkatese Parlamentare e per dijeni disa deputetëve, Kryetarit dhe N/nenkryetareve te Kuvendit te Shqiperise.

