Aktivitete
Aktivitetet kryesore
Aktivitetet kryesore
Ndihmë ligjore për grupet në nevojë, në veçanti, për grate e dhunuara nga dhuna e ushtruar në familje ose jashtë saj, për gratë e trafikuara si dhe për gratë e varfra; përmes këshillimeve ligjore, redaktimit të akteve, përfaqësimit të tyre në Gjykatë ose kur është rasti, përpara institucioneve publike a private.
Avokatët e Qendrës janë anëtarë të Dhomës së Avokatisë, Tiranë.
- Ndihmë psikosociale si shërbim ndihmës për të gjithë personat që kërkojnë ndihmë ligjore pranë Qendrës, si dhe stafit të saj.
- Veprimtaria monitoruese e organeve të drejtësisë me qëllim përmirësimin e zbatimit të ligjeve dhe praktikave të ndjekura në sistemin e Drejtësisë, në dobi të qytetarëve, në mënyrë të veçantë grave dhe vajzave që përballen me dhunën me bazë gjinore.
- Monitorimi i zbatimit të ligjeve dhe projektligjeve parë në prespektivën e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive kushtetuese, si dhe në perspektivën gjinore.
- Përgatitje e raporteve: raporte alternative ose raportesh hije për çështje të ndryshme. Qendra jonë është bashkautore në raportin alternativ të OMCT-së për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës.
- Nisma ligjore qytetare, me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor dhe praktikave institucionale, si dhe bashkëpunimi me organizata të tjera për këto veprimtari.
- Veprimtaria për edukimin ligjor të qytetarëve me qëllim ndërgjegjësimin e tyre publik, lidhur me gëzimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre Kushtetuese e ligjore.
TARGET GRUPET QË PËRFITOJNË NGA AKTIVITETI I QNL-SË
Komuniteti
- Vajzat dhe gratë e varfëra dhe/ose të dhunuarat cilat përfitojnë shërbime ligjore e psikosociale
- Profesionistët e sistemit të drejtësisë, përfitojnë nga bashkëpunimi ynë për trajtimin e problemeve dhe çështjeve juridike, përmes praktikave gjyqësore dhe pjesëmarrjes në trajnime.
- Studentët e Fakulteteve të Drejtësisë, përmes praktikave dhe trajnimeve për pjesëmarrjen në skuadrat pro bono.
- Organizata Jofitimprurëse që punojnë në Shqipëri, të cilat përfitojnë nga bashkëpunimi ynë dhe nga trajnimet me natyre juridike.
- Grupe të tjera të interesuara, janë nënat e reja dhe ato shtatzënë; nënat kryefamiljare, anëtaret e familjeve bujqësore; nxënësit, etj., që përfitojnë nga aktivitetet për edukimin ligjor dhe ndërgjegjësimin e publikut.

