Kalo te përmbajtja
Aktivitete

“SHTATË” në Shqipëri

“SHTATË” mbërrin në Shqipëri në 8 Nëntor

E konceptuar si një tur që do të udhëtojë në 6 shtete të Ballkanit, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, “SHTATË” do të ngre siparin për herë të parë edhe në Shqipëri në datë 8 Nëntor 2013. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL), një organizatë jofitimprurëse shqiptare, që ofron shërbim ligjor falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën Suedeze në Tiranë, Civil Rights Defenders, Hedda Production AB dhe mbështetjen e Institutit Suedez, po organizojnë shfaqjen “SHTATË” në Shipëri.

“SHTATË” është një shfaqje dokumentare e krijuar në vitin 2007 bazuar në intervistat me shtatë gratë aktiviste të të drejtave të grave nga e gjithë bota, përkatësisht nga Guatemala, Irlanda Veriore, Rusia, Nigeria, Afganistani, Pakistani dhe Kamboxhia. Shtatë gratë që portretizohen në këtë shfaqje luftojnë për të drejtat e tyre por edhe për të drejtat e njerëzve të tjerë Më Shumë...

Kliko këtu për të parë broshurën e plotë...