Kalo te përmbajtja
Njoftime

Deklaratë mbi denoncimin e ngacmimit seksual në vendin e punës

Deklaratë e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare

14.04.2005

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare dëgjoi me shumë shqetësim transmetimin e datës 13 prill 2005 në emisionin Fiks Fare të televizionit Top Channel, mbi denoncimin e nëpunëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme për shqetësimin seksual nga eprori i saj.

Vlerësojmë dhe mbështesin kurajon e saj e të TV Top Channel dhe njëkohësisht, bëjmë të ditur se shkelje të tilla dënohen administrativisht, civilisht e penalisht nga legjislacioni shqiptar.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje strukturave kompetente shtetërore të rrisin ndjeshmërinë e tyre për detyrimin që kanë në zbatimin e ligjit ?Për Barazinë Gjinore në Shoqëri?, Kodit të Punës, ligjit ?Për Statusin e Nëpunësit Civil?, etj., si dhe të detyrimeve që burojnë drejtpërdrejt nga konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, siç është Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas (CEDAW).

Dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e administratës qëndrore dhe vendore se duhet të hartojnë politika për provomimin e një shoqërie gjinore të barabartë dhe për shmangien e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Duke marrë shkas nga ky rast, falenderojmë të gjitha mediat, për guximin e treguar në denoncimin dhe dënimin e veprimeve të rënda korruptive e të kundërligjshme që dhunojnë të drejtat dhe liritë themelore të Njeriut.

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (ish-Qendra Avokatore për Gratë), është e gatshme të ofrojë ndihmë ligjore për raste të tilla.