Kalo te përmbajtja
Aktivitete

Aktivitetet e projektit DOVA

Rights for Change dhe QNL-ja prezantojnë DOVA-n në Shqipëri dhe organizojnë seminarin e vlerësimit DOVA dhe një konferencë prezantuese, shtator 2012

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL) është një organizatë shqiptare jofitimprurëse dhe një nga organizatat bashkëzhvilluese të DOVA-s. Së bashku me Rights for Change, QNL-ja do të prezantojë në Shqipëri DOVA-n, instrumentin për vlerësimin e të drejtave të njeriut në fushën e dhunës në familje.

Dy aktivitete do të jenë pjesë e prezantimit të DOVA-s. Nga 26 deri më 28 shtator do të zhvillohet një seminar DOVA për të nisur vlerësimin e të drejtave të njeriut në lidhje me dhunën në familje në Shqipëri. Gjatë seminarit treditor, pjesëmarrësit do të përcaktojnë fokusin e vlerësimit dhe do të hartojnë një plan pune për vazhdimin e procesit.

Në mëngjesin e 28 shtatorit, pjesëmarrësit e seminarit DOVA do t’ia prezantojnë instrumentin dhe sfidat e dhunës në familje në Shqipëri një audience më të gjerë të shoqërisë civile shqiptare dhe donatorëve, gjatë një konference.