Kalo te përmbajtja
Shërbime

Grupet e mbështetura nga QNL-ja

Grupet që përfitojnë nga shërbimet e QNL-së

Komuniteti

  • Gra dhe vajza në varfëri dhe/ose që kanë përjetuar dhunë, të cilat përfitojnë shërbime ligjore dhe psikosociale.
  • Profesionistë të sistemit të drejtësisë, të cilët përfitojnë nga bashkëpunimi ynë për trajtimin e problemeve dhe çështjeve ligjore përmes praktikës gjyqësore dhe pjesëmarrjes në trajnime.
  • Studentë të Fakultetit të Drejtësisë, përmes praktikave dhe pjesëmarrjes në ekipet pro bono.
  • Organizata jofitimprurëse që veprojnë në Shqipëri, të cilat përfitojnë nga bashkëpunimi ynë dhe trajnimet me karakter ligjor.
  • Grupe të tjera interesi, si nënat e reja, gratë shtatzëna, gratë kryefamiljare, anëtarët e familjeve bujqësore, studentët dhe persona të tjerë që përfitojnë nga aktivitetet e edukimit ligjor dhe ndërgjegjësimit publik.